Drejtuesit e KOK-ut takohen me presidentin e ICMG-së

17 prill 2018 | 15:36

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Besim Hasani dhe sekretari i Përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Konventën më të madhe të sportit dhe biznesit, “SportAccord”, e cila po mbahet në Bangkok të Tajlandës.

Me këtë rast, ata janë takuar me presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi, me të cilin biseduan për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”, ku Kosova do të marrë pjesë për herë të parë. Presidenti Addadi shprehi kënaqësinë që Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare, në mesin e 26 shteteve tjera. Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, mbahen prej 22 qershor deri me 1 korrik 2018.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputete e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë siguruar votat e…