Dren Spahiu fiton 154 pikë në garën e Kronplatzit

17 janar 2022 | 15:51

Dren Spahiu është emri i radhës nga skitaria që ka nisur të shënojë rezultate ndërkombëtare.

Garuesi i Kosovës ka arritur të fitojë 154 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Kronplatzit të Italisë, të mbajtur të dielën, disiplina e sllallomit të madh.

Pikët e fituara janë të ngjashme për një kriter të normës olimpike, që dëshmojnë se e ardhmja e Drenit është e ndritshme, kurse rezultatet e tilla kontribuojnë në plotësimin e kritereve për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

Dreni pritet ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror “Vuokatti 2022”, që në muajin mars mbahet në Vuokatti të Finlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, shkencëtari i famshëm…