Drenas, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik viziton bizneset e dëmtuara nga vërshimet

12 janar 2021 | 11:58

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Drenas, Egzona Jetullahu, sot ka vizituar disa nga bizneset të cilat janë dëmtuar nga vërshimet e fundit, ku për pasojë ata janë dëmtuar në masë të konsiderueshme në produktet e tyre.

Gjatë vizitës, drejtoresha Jetullahu për së afërmi ka parë gjendjen e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe ka njoftuar ata se komuna ka bërë formimin e komisioneve të cilat për detyrë do të kenë vlerësimin e dëmeve.

Ajo ka shtuar se komisioni profesional, sipas kërkesave të palëve të dëmtuara, do të del në terren për t’i vlerësuar të gjitha bizneset të cilat janë dëmtuar.

Jetullahu ka shtuar se pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve, komisioni do të hartojë raport të detajuar i cili do të përcjellët në ministrisë përkatëse, ku shpresojmë që do t’u dalin në ndihmë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga uji.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…