Drenasi shpall ‘Qytetar Nderi’ Begajn, Ramën dhe tre ish-presidentët e Shqipërisë

27 tetor 2022 | 13:52

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Drenasit, janë aprovuar disa vendime, në mesin e tyre edhe propozimi i kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ku me vota unanime janë shpallur “Qytetar Nderi”, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ish-presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu e Bamir Topi dhe Ana Roch.

Lladrovci në “Facebook” ka shkruar se “komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit ‘Qytetar Nderi’, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, në mbledhjen e rregullt të Asamblesë komunale, kemi marrë disa vendime me rëndësi, kemi shpallur “Qytetar Nderi”, gjashtë personalitete.

I falënderoj të gjithë asamblistët për vendimin e shpalljes me vota unanime “Qytetar Nderi”, personalitetet në vijim: Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu, Prof. Dr. Bamir Topi, Prof. Dr. Bajram Begaj, z. Edi Rama dhe znj. Ana Roch.

Komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit “Qytetar Nderi”, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet.

Faleminderit Kryesues i Asamblesë, Milaim Hajdari dhe asamblistë, jam krenar me Juve!

Komuna e Drenasit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka 20 milionë ndjekës në profilin e saj në…