Drenica e ndal me barazim Ballkanin, Gjilani rikthehet tek fitorja, ‘89-shi dhe Llapi ndajnë pikët

16 tetor 2022 | 15:14

Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme përmbyllëse të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica dhe Ballkani kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

1:1 ishte rezultati final i takimit pas 90 minutave lojë. Drenica kaloi e para në epërsi në minutën e 54-të me golin e Mëziut.

Avantazhi i “kuqezinjve” zgjati deri në minutën e 81-të kur mbrojtësi Armend Thaqi shënoi gol të bukur për t’i barazuar shifrat dhe njëherit të vendoste epilogun final të kësaj përballjeje.

Fitoreve i është rikthyer edhe skuadra e Gjilanit e cila mundi në udhëtim Malishevën 0:1.

Solomon ishte heroi i “Skifterave” që realizoi golin e vetëm të tri pikëve.

Në ndërkohë, Trepça ‘89 ka barazuar 3:3 me Llapin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Roza Lati ka folur ditën e sotme në ‘E…