Drenica merr tri pikë të arta ndaj Ferizajt

08 korrik 2020 | 19:01

Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë arriti skuadra e Drenicës, e cila në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj e mposhti Ferizajn (3-0).

Mysafirët u mbajtën vetëm në shtatë minuta, pasi kuqezinjtë shënuan dy gola të shpejtë nëpërmjet Alban Shillovës dhe Hasan Hysenit për 2-0, kurse në fund të ndeshjes Shillova shënoi edhe një gol për rezultatin final 3-0.

Drenica është ngritur në vendin e  shtatë me 38 pikë, kurse Ferizaj tashmë është pajtuar me rënien nga elita dhe zë vendin e dhjetë me 26 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit fitoi pa ndonjë problem përballjen me Llapin…