Drenicës iu shemb një lis i madh

19 mars 2024 | 20:06

Xhavit Ferizi, “Raketa”, shkoi në botën e amshuuar duke lënë prapa një zbrazëtirë të shumëfishtë: në familje, në shoqëri, në Drenicë e gjithandej Kosovës. Një luftëtar lirie me tipare të komitëve, një njeri me shpirt artisti, një njeri që e donte jetën, e mbi të gjitha njeri besnik i idealit të lirisë e çlirimit të Kosovës, Xhaviti i përket racës së luftëtarëve të vjetër, të një brezi të papërsëritshëm.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e krijoi modelin e luftëtarit të papërsëritshëm, që falë mrekullisë hyjnore shpëtoi nga vdekja në krye të betejave dhe rreziqeve të panumërta. Shpëtimin nga lufta ky prototip e konsideron si dhuratë. e çdo ditë e përjetuar në liri për të ishte bakshish.

Xhavit Ferizi ishte bashkudhëtar besnik i Presidentit Hashim Thaçi që nga ditët e hershme të angazhimit në UÇK. Shembull i rrallë miqësie dhe lojaliteti. Figurë shumë e respektuar nga të gjitha kategoritë e strukturat ushtarake dhe politike të Kosovës, Xhaviti ishte komandant i heshtur, gjeneral pa grada të dukshme.

Prehu në paqe, luftëtar lirie!
E kujton Ismail Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe…