Ndihmës Sekretari amerikan takohet me Ramën dhe Spiropalin, ministrja: Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve mbetet prioritetet

19 mars 2024 | 20:02

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Ministrja zbardhi detaje nga takimi, ku thekson se thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve mbetet një nga prioritetet e qeverisë.

“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson. Mirënjohje për partneritetin, bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi. Rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë janë një inkurajim i madh për garantimin e pakthyeshmërisë së reformës drejt kontributit për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve mbetet një nga prioritetet tona”, shkruan Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Angli ka nisur punën Komisioni Special i Apelimit të…