Dreshaj kryetar, 52 vota më shumë

17 dhjetor 2017 | 20:15

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka dalë fitues i zgjedhjeve në Istog.

Dreshaj në këtë garë ka pasur përball kandidatin e LDK-së, Haki Rugova.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se në rivotimin e së dielës në Komunën e Istogut kanë votuar 20 248 votues apo 41.27 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në…