Drita ‘blindon’ Brojën

29 maj 2023 | 13:42

Skuadra nënkampione Drita nga Gjilani ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me mesfushorin Rron Broja edhe për dy vite të tjera.

“Është kënaqësi që të vazhdojë me njërin prej klubeve më profesionale dhe më të organizuara. Ndjejë përgjegjësi dhe obligim që klubit dhe tifozëve tanë të ua kthejmë krenarin me suksese vitin që vjen. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe për mua nuk ka qenë aspak e vështirë që t’i them po klubit për të vazhduar”, ka thënë Broja.

Drita deri në javën e parafundit ishte në garë për titull të kampiones, kur e humbi ndeshjen nga Malisheva (0-1).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë e mediumit “Top Channel” është vandalizuar sot nga…