Drita fiton derbin ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”

07 prill 2024 | 17:03

Drita ka shënuar fitore si mysafir ndaj Llapit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës.

Derbi i javës solli një përballje interesante, ku nuk mungoi numri i madh i shikuesve.

Drita rrezikoi në fillim me Albin Prapashticën dhe Raddy Ovukan, ndërsa Llapi u kundërpërgjigj me Ilir Blakqorin.

Llapi ka mundur shumë lehtë të kalojë në epërsi, por fillimisht Muhamet Hyseni ndalet nga Faton Maloku, ndërsa nga top i kthyer në portën e zbrazët nuk shënon Hamdi Namani, që qëllon traversën.

Në minutën e 42-të, Drita shënoi golin e epërsisë, kur Mesa asistoi te Blend Baftiu që shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, Llapi me të gjitha forcat tentoi të barazonte rezultatin, ku në disa raste rrezikoi, por nuk ia arriti.

Elvir Gashijani gjuajti dy herë, por në të dyja rastet jashtë porte.

Llapi dhe Drita ndajnë tani pozitat dy dhe tre, me nga 54 pikë secila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 541 gjoba…