Drita Kabashi aderon në Vetëvendosje

27 gusht 2019 | 11:54

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë me dije se Drita Kabashi është bërë anëtarja më e re e kësaj partie.

Kurti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se Kabashi është nga të paktat gjinekologe në Kosovë që trajton gjinekologjinë e fëmijëve si dhe sëmundjet psikosomatike.

Postimi i plotë i Kurtit:

Drita që rikthehet në Kosovë

Drita Kabashi, e cila është nga të paktat gjinekologe në Kosovë që trajton gjinekologjinë e fëmijëve si dhe sëmundjet psikosomatike, tash është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje! E mirëpritëm bashkë me deputetin Salih Zyba.

Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1996. Pas studimeve, Drita punoi si mjeke në praktikë në Spitalin e Prizrenit dhe pjesë e shoqatës ‘Nëna Terezë’. Më pas ajo emigroi në Tubingen të Gjermanisë, dhe, aty edhe rikonfirmoi diplomimin e saj në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2001. Drita nga viti 2003 ka qenë pjesë e Spitalit Universitar Gjinekologjik në Tubingen si mjeke në specializim dhe nga viti 2007-2010 bashkëpunëtore shkencore në këtë universitet.

Ajo në vitin 2010 specializoi në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe menjëherë u emërua si mjeke e lartë në Repartin e Onkologjisë. Në vitin 2012 subspecializoi në fushën e onkologjisë. Drita është bashkëpunëtore e shumë punimeve shkencore.

Nga viti 2013, Drita u rikthye në Kosovë për të ushtruar profesionin e saj këtu. Dhe, tash ajo ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje!, e cila është drita që do ta flakë errësirën politike e cila po i ngulfat profesionistët tanë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar se në planet e…