Drita mposht Skenderajn në superderbin e xhiros së pestë

27 tetor 2022 | 22:36

Në përballjen e vlefshme për javën e pestë të Superligës A, femrat, kampionia në fuqi, Drita mposhti Skenderajn me rezultat 1-3, në përballjen interesante mes dy ekipeve që kryesonin tabelën me pikë të barabarta.

“Intelektualet” treguan fuqinë e kampionit në dy setet e parë, duke i fituar 21-25 dhe 15-25, para se Skenderaj të rikthehej për ta bërë takimin edhe më interesant në setin e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 25-22.

Mirëpo, Drita nuk lejoi befasi në setin e katërt, duke e fituar 18-25, eventualisht për të fituar pikët e plota nga takimi.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Drita grumbullon 15 pikë dhe kryeson në tabelë, ndërsa Skenderaj mbetet në kuotën e 12 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e Covid-19 me shumë mundësi erdhi si pasojë e…