Drita mposhtet nga Inter Turku

06 korrik 2022 | 19:29

Drita e ka nisur me humbje në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu u mposht në udhëtim te Inter Turku, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Veritas” ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Jussi Niska në minutën e 77-të.

Ky gol erdhi pas një ndërprerjeje, e cila u shkaktua nga Ilir Blakçori, i cili pas ndërhyrjes në Haron u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes një letre…