Drita mposhti Arbërinë

27 tetor 2020 | 16:08

Sot është zhvilluar edhe një ndeshje e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll. Drita që është kampione në fuqi e mposhti Arbërinë me rezultat 0-1.

Sulmuesi kryesor i Dritës, Kastriot Rexha në njëzetë minutat e parë provon të shënon dy herë po pa sukses. Edhe Bruqi e shpërdori një rast të mirë për Arbërinë. Dritës i anulohet një gol për shkak të pozitës jashtë loje, por në minutat e fundit të pjesës së parë Festim Alidema e kalon skuadrën mysafire në epërsi (0-1). Në pjesën e dytë rastet munguan, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas kësaj xhiro, Arbëria është në vendin e pestë me 11 pikë, kurse Drita është e dyta me 16 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit është këndellur dhe ka shënuar fitore në…