Drita përmbysi Ballkanin

05 mars 2019 | 15:57

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka mposhtur Ballkanin (1-2), në ndeshjen e parë të javës së 21-të.

Skuadra vendase e nisi më mirë ndeshjen  dhe arriti që pas trembëdhjetë minutave lojë të kalon në epërsi më golin e shënuar nga Jetmir Topalli, por gjilanasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy gola në pjesën e dytë për të marrë pikët maksimale.

Fillimisht rezultatin e barazoi Haxhi Neziraj, në minutën e 57-të, kurse në minutën e 71-të, Kyrian Nwabueze vulosi rezultatin final 1-2. Drita aktualisht zë vendin e katërt me 32 pikë, derisa Ballkani në vendin e tetë ka 27 pikë.

Nesër zhvillohen ndeshjet e tjera të kësaj xhiro, përfshi edhe derbin në mes Prishtinës dhe Feronikelit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ferizaj është hapur Qendra e Kujdesit Ditor për Fëmijët…