Drita sot përballet me Inter Turkun në Ligën e Konferencës

06 korrik 2022 | 11:41

Drita sot do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë në kuadër të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me FC Inter Turku.

Ndeshja do të zhvillohet në “Veritas Stadium” në Turku të Finlandës, me fillim nga ora 18:00 me kohën lokale, kurse me kohën tonë në orën 17:00.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë të martën se kjo do të jetë përballje e vështirë, por ka besim te skuadra që tashmë është ndërtuar.

“Do të jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë me grup të mirë të lojtarëve dhe një trajneri që ka ide të qarta. Megjithatë, edhe ne kemi pasur kohën e mjaftueshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe me futbollistët kemi studiuar kundërshtarin dhe duhet t’i mbyllim pikat e tyre të forta. Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë. Djemtë kanë punuar shumë gjatë kësaj faze dhe tani jemi gati për këtë sfidë. Skuadra jonë do të duket ndryshe nga viti i kaluar falë grupit që kemi ndërtuar”, ka theksuar Nuhiu për faqen zyrtare të klubit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha nënat pa dyshim kanë ndjenjën se diçka është…