Driton Lajçi: Demaçi ishte tolerant, por nuk lejonte të ofendohej nga askush

28 korrik 2018 | 19:10

Njëri nga liderët e Lëvizjes Studentore të ’97-s, Driton Lajçi, evokon shumë kujtime personale, në momente historike dhe dramatike për popullin shqiptare dhe atë në periudhen e Lëvizjes Studentore 1997-1999 me Adem Demaçin.

Ai kujton disa udhëtime dhe takime ku së bashku me Bacën Adem kishin vizituar e takuar shumë diplomatë të shteteve të ndryshme, ku ndër këto takime ka veçuar ato me diplomatë zyrtarë të lart amerikanë.

“Ishim në Ambasadën e SHBA-ve duke e pritur takimin me të derguarin Special për Ballkanin. Emisari Gelbard takohej me autoritetet serbe dhe konkretisht në ato momente me presidentin serb Milosheviqin.

Pasi Milosheviqi kishte kuptuar se Emisari Amerikan pas takimit me të do të takohej me delegacionin kosovar, e mbante me gjatë në takim, veç që të minimizohej rëndësia e takimit me neve. Ndersa zyrtarët e ambasadës amerikane kishin ra në hall nga stërzgjatja e takimit dhe na lutën të pijmë najsen. Në ndërkohë Demaçi u tha në rregull na sjellni nga një çaj rusi. Zyrtarët amerikan pasi nuk kishin të na shërbenin me çaj, u detyruan të dalin në qytet dhe të blenin disa filtera dhe të na shërbenin. Dolen diku në qytet dhe gjeten disa filtera”, ka treguar Lajçi.

Po ashtu Lajçi tregon edhe për takimin e Lëvizjes Studentore që ishte realizuar me ftesen e Demaçit në zyrën e tij ku i kishte njoftuar dhe argumentuar arsyet për mospjesmarrje në Rambuje.

“Baci Adem nuk pranonte asnjë lloj ofendimi nga kushdo qoftë. Ai ishte i drejtë, ta thonte troq qfarë mendonte, aq sa ishte i vendosur ishte edhe tolerantë në raste të caktuara.

Para se gjithash dhe mbi të gjithë e kishte e shihte interesin kombetare”, ka thënë Lajçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar orëve të…