Droga shkoi nga Kosova me autobusë, shpërndahej në plazhe: Si u arrestua asamblisti i LV-së në Tiranë me mbi 11 mijë doza ekstazi (video)

15 gusht 2023 | 12:06

Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me mbi 11 mijë doza ekstazi.

“ABC News” ka zbuluar emrat e personave që kanë rënë në pranga.

Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë personat e arrestuar.

Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit, e që është njëherit edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Mujecit dhe të arrestuarve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dhënë detaje nga operacioni i koduar “Punisher 2”.

Video nga konferenca për medie:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura të huaja janë parkuar mbi hapësirë të gjelbër…