Dronët iranianë në lëvizje, forcat amerikane vihen në gatishmëri maksimale

07 janar 2020 | 17:44

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë vendosur mbrëmjen e së hënës në gjendje gatishmërie maksimale. Duke cituar dy burime, “CNN”-ja ka raportuar se alarmi është dhënë pasi ishte vërejtur një lëvizje e dronëve iranianë, të cilët duhet të rrëzoheshin nga antiraketat amerikane në rast të një sulmi.

Inteligjenca e ShBA-së ka vëzhguar në ditët e fundit lëvizjet e pajisjeve ushtarake të Iranit, përfshirë dronët dhe raketat balistike.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se këto lëvizje mund të bëhen nga Irani për të siguruar pajisjet ushtarake nga një sulm i mundshëm i ShBA-së, ose mund të vihen në pozicione për të sulmuar bazat amerikane.

“Kishte indicie se duhet të monitoronim kërcënimin edhe më nga afër se sa e kemi bërë deri më tani”, ka deklaruar një zyrtar amerikan për “CNN” sa i përket alarmit të dhënë të hënën në mbrëmje. Z

yrtari i dytë ka deklaruar se të “gjitha raketat ‘Patriot’ dhe forcat ushtarake u vendosën në gatishmëri maksimale kundër çdo kërcënimi të një sulmi të shpejtë”.

Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta për shkak të vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane. Irani ka paralajmëruar për kundërpërgjigje ndaj ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin pas deklaratës që bëri kundër…