Dua Lipa merr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen në kopertinën e New York Times

11 mars 2021 | 11:38

Artistja shqiptare, Dua Lipa së fundmi ka zënë vend në faqen e njërës prej revistave më prestigjioze në botë, “The New York Times”.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjete sociale, pasi ka hedhur disa fotografi.

“Kopertina e New York Times e fotografuar nga John Edmonds – stilimi i Lorenzo Posocco – flokët Chris Appleton – grimi Samantha Lau”, ka shkruar Lipa.

Në fotografinë e parë, ajo ka pozuar me një kostum rozë të lehtë dhe pa reçipeta teksa duket në formë të mrekullueshme.

Paraqitjet tërheqëse kanë marrë mbi 800 mijë pëlqime dhe komente të ndryshme nga miqtë e fansat.

Dua këtë kohë është duke korrur suksese të mëdha edhe me albumin “Future Nostalgia”, i cili është bërë më i dëgjuari tri javë radhazi në platformën Spotify duke lënë pas edhe albumin e The Weeknd, “After Hours”.

25-vjeçarja po ashtu ka filluar përgatitjet për çmimet “Grammy”, duke qenë se është e nominuar në gjashtë kategori.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksasi i dha fund të mërkurën, një urdhri që detyronte…