Dua Lipa probleme me shëndetin, anulon koncertin në Denver

27 qershor 2018 | 09:09

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka probleme me shëndetin ku si rrjedhojë është detyruar të anuloj një koncert të saj.

Bëhet fjalë për koncertin në Denver, ku fansave të saj atje Dua u ka kërkuar falje me anën e një postimi në “Twitter”.

“Më vjen keq që mu desh të ndaloja koncertin e sotëm. 

Kam pasur një infeksion në vesh këto ditët e fundit, por mendova që do isha në gjendje të performoja por ishte shumë e dhimbshme, dhe u këshillova që të ndaloja se përndryshe do të merrja dëmtime në përhershme në vesh. 

Ndihem shumë e mërzitur që ju kam zhgënjyer. Vërtetë dëshiroja që të përfundova shfaqjen për ju,” ka shkruar Dua në postimin e saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve…