Dua Lipës i dhurohet “Çelësi i Prishtinës”

10 gusht 2018 | 14:34

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë si dhuratë “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me festivalin “Sunny Hill”.

Këtë çelës asaj ia ka dhuruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me të.

Ahmeti ka thënë se këngëtaret që po korrin suksese kudo në botë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës.

Ai ka theksuar se gjëja më e mirë është se Dua Lipa po i kthen komunitetit nga pjesa e vet duke i ndihmuar fëmijët.

Ndërsa Dua Lipa ka thënë se shpreson që ky koncert të jetë fillimi i një bashkëpunimi për përparimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjakovës janë deklaruar të…