Dua Lipës ia bëjnë pyetjen e famshme “a t’jep nana n’katun”, shikoni reagimin e saj

07 gusht 2022 | 15:11

Dua Lipa ndodhet në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore performoi natën e parë të festivalit, ku dhuroi një performancë të shkëlqyer.

Në natën pasuese, këngëtarja ka qenë duke ndjekur festivalin pranë të tjerëve.

Teksa po ndiqte këngëtarët, Dua është përballur me një situatë të këndshme. “A të jep nana në katun”, ka qenë pyetja që i ka bërë njëri prej pjesëmarrësve këngëtares shqiptare

Siç shihet dhe nga videoja që është bërë virale, reagimi i Dua-s është epik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte është nata e fundit e festivalit të muzikës Sunny…