Duart gjigante ‘mbajnë’ urën 1 500 metra të gjatë
02 gusht 2018
| 10:50
Një urë e re madhështore rreth 1 500 metra e gjatë është hapur në Vietnam dhe mbahet nga duart gjigante. Ura e artë është në malet e larta të qytetit “Truong Son” dhe është rreth 1 500 metra mbi nivelin e detit.
Në fund të urës janë duart gjigante që duken sikur e mbajnë gjithë urën. Edhe pse është hapur muajin e kaluar, duart janë dizajnuar në një mënyrë që duken sikur kanë qëndruar aty për vite.