Duda Balje reagon pas kritikave për takimin me Tërnavën

28 shkurt 2024 | 15:42

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas kritikave ndaj vizitës së saj në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke thënë se vizitat janë të rregullta dhe normale para muajit të Ramazanit.

Ajo ka thënë se në këtë takim nuk ka shkuar në cilësinë e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

“Unë nuk kam shkuar në mbledhje në emër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, as si Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe as me anëtarët e këtij komisioni dhe as nuk jam politikani i parë që e kam vizituar atë institucion”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Reagimi i plotë në “Facebook”:

Të dashur të gjithë,

Me rastin e vizitës sime në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe myftiut Naim Tërnava.

Çdo vit, disa ditë para muajit të shenjtë të Ramazanit, vizitat e këtij lloji janë normale dhe të rregullta.

Unë nuk kam shkuar në mbledhje në emër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, as si Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe as me anëtarët e këtij komisioni dhe as nuk jam politikani i parë që e kam vizituar atë institucion.

Unë nuk mund të ndikoj në mendimin e myftiut dhe të bashkësisë islame për ligjet aktuale, as nuk mund ta formoj apo ndryshoj atë, as nuk jam përgjegjës për të, ashtu siç nuk mund të ndikojnë ata në timin.

Unë kam deklaruar qëndrimin tim për këto ligje, mirëpo këto ligje nuk kanë qenë temë e vizitës te myftiu.

u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të mërkurën me…