Duda Balje zbulon votën për Trustin

23 qershor 2022 | 11:29

Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, ka treguar të enjten që do ta votojë Projektligjin për tërheqjen e një pjese të kursimeve në Trust.

Qëndrimi i deputetes Balje është i ndryshëm nga subjekti politik me të cilin deputetja nga komuniteti boshnjak ka koalicion, Lëvizja Vetëvendosje.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti e konsideron si gabim tërheqjen e Trustit, duke pretenduar që ka pasoja afatgjate.

Por, deputetja Duda Balje ka thënë se e kupton tërheqjen e Trustit.

“Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj”, ka shkruar ajo në  llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA e ka publikuar renditjen e saj të re të…