Duka dhe Sejdini mbështesin Ademin

02 gusht 2018 | 16:17

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot (e enjte) priti në një takim presidentin e Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka dhe ushtruesin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdinin.

“Jemi këtu për ta uruar Ademi për postin e kryetarit dhe ta rikonfirmojmë mbështetjen për të dhe FFK-në. Do të doja që sot ta takoja mikun tim Fadil Vokrri por ai tash nuk është më dhe jeta duhet të vazhdojë. Ademi do ta mbështesim në të gjitha fushat e mbase edhe më tepër sepse tash në këto momente ka nevojë më shumë. Do të punojmë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe ne mund ta bëjmë gjëra të mira në këtë drejtim”, ka thënë Armand Duka, kryetar i FSHF-së.

Ashtu sikurse Duka edhe Sejdini ka ofruar mbështetje për kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademi. “Është e vështirë që të vish në Kosovë e të mos e takosh legjendën e futbollit Fadil Vokrri, por këto i ka jeta dhe ne do të ecim tutje. Edhe unë e siguroj Ademin që do të vazhdojmë bashkëpunimin gjithnjë në të mirë të futbollit të tria vendeve”, ka deklaruar ai. Ndërkohe kryetar Ademi i falënderoi mysafirët për mbështetjen që i kanë dhënë dhe premtoj bashkëpunim edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e rikthyer në Ferizaj në Superligë, Ferizaj pas angazhimit…