Duka mesazh Kombëtares: Në qershor duam 6 pikë

12 prill 2023 | 14:48

Pasi nisi e fushatën eliminatore me humbjen në Poloni, Kombëtarja Shqiptare do të rikthehet në fushë në qershor, për të luajtur dy sfida të tjera, ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Në letër janë dy takimet më të lehta të kuqezinjve, megjithatë në intervistën për SuperSport, presidenti i FShF-së, Armand Duka bën apelin që futbollistët dhe stafi t’i vlerësojnë maksimalisht, duke i quajtur këto takime, si vendimtare për rrugëtimin drejt Gjermani 2024.

“Atmosfera është pozitive, por ne duhet të kënaqim tifozët dhe të marrim dy fitore në qershor. Janë dy ndeshje të lehta në letër, por jo të tilla në fushë. Duhet t’i vlerësojmë maksimalisht, pasi e kam thënë gjithmonë, që në Gjermani do të shkojnë skuadrat që do të marrin të gjitha pikët ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Duhet të bëjmë maksimumin dhe të marrim pikët e plota, pasi kështu jam i bindur që do të kemi shanse maksimale të luajmë në Evropian”, ka deklaruar kreu i FSHF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë me dije listën…