Dukagjini mposhti Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’

09 prill 2023 | 17:08

Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Muhamedin Useini, në minutën e 9, i cili realizoi autogol.

Prishtina arriti që të kthehet në lojë me anë të Mërgim Pefqelit, që shënoi në minutën e 26’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Dukagjini kaloi edhe njëherë në epërsi me anë të Altin Merlakut, në minutën e 59’. Më kjo ndeshje nuk prodhoi gola dhe u mbyll me këtë rezultat.

Dukagjini pas fitores mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Prishtina renditet në pozitën e pestë me pikë të njëjta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ua ka uruar…