Dukagjini triumfon në ‘Demush Mavraj’

07 prill 2021 | 17:00

Skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur Istogun në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj” me rezultat 1-2.

Skuadra nga Klina e mbylli pjesën e parë në epërsi prej një goli, të cilin e realizoi Altin Merlaku. Istogu e kërkoi golin e barazimit dhe në minutën e 69-të, Qëndrim Jahaj dështoi nga penalltia për të barazuar rezultatin.

Megjithatë gjashtë minuta me vonë, Mazrekaj barazoi shifrat në 1-1. Në minutën e 76-të, Abedin Merlaku vulosi rezultatin final 1-2. Ndeshja kthyese zhvillohen më 21 prill në Klinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit me një këmbë është në finale të…