Duke festuar, aksidentohen dy vetura në Gjilan

03 dhjetor 2022 | 00:21

Dy vetura janë përfshirë në një aksident në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan mbrëmjen e së premtes.

Aksidenti ka ndodhur përgjatë tollovive të krijuara në komunikacion pas festimeve për fitoren e Zvicrës kundër Serbisë në futboll.

Festë që gjilanasit e kanë bërë tashmë traditë kur luan bashkëvendasi i tyre Xherdan Shaqiri.

Lexues kanë dërguar pamje nga momenti i ngjarjes, teksa nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i…