Duke ikur me veturë i godet dy zyrtarë policorë dhe veturën e tyre

14 janar 2024 | 10:47

Një person në Mitrovicën e Veriut mbrëmë me veturë i ka goditur dy zyrtarë policorë, si dhe veturën e tyre, kjo pasi nuk ishte ndalur dhe ata i goditi gjatë ikjes.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk e ka përjashtuar mundësinë…