Haziri: Kurti nuk mund t’i ikë Asociacionit me zgjedhje

14 janar 2024 | 10:41

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryeministri Albin Kurti ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, gjatë këtij viti, në përpjekje siç tha ai për t’i ikur përgjegjësisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por, Haziri thotë për Ekonomia Online se Kurti nuk mund të amnistohet me zgjedhje nga obligimet ndërkombëtare që i ka marrë përsipër. “Ia kanë bërë të qartë BE-ja dhe ShBA-ja”.

“Edhe Serbia a i mbajti zgjedhjet më 17 dhjetor, por u dashtë që marrëveshjet për targat dhe për energjinë t’i përfundojë. Edhe z. Kurti nuk ka amnistim. Mundet me shku në zgjedhje, me kamuflu ose me i ikë përgjegjësisë; zgjedhjet do të mbahen, por obligimet do t’i shkojnë atij. Nëse ai nuk i merr obligimet, obligimet i mbesin Kosovës”, theksoi nënkryetari i LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

“LDK-ja në asnjë mënyrë nuk mundet me u bë pjesë e diçkaje që zotëri Kurti tash e tri vjet ka sharruar politikisht deri në fund të pusit me obligimet që nuk i mbajtur”, shprehet Haziri, i pyetur nëse kjo parti ka “vija të kuqe” për një koalicion eventual qeverisës me Vetëvendosjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë…