Duke shfletuar faqet e librit, dy fjalë mbi Revolta e Syziftit të autorit Bardhyl Mahmuti

29 maj 2026 | 11:29

Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike për gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Atë Bellusci

Imagjinata ime nuk ka kërkuar kurrë një shpellë me stalaktike e stalakmike gjaku. Kjo imagjinatë më pushtoi ndërsa po lexoja masakrën e Poklekut, ajo shtëpi, bodrum “me shufra” gjaku.
Si lulkuqet e një lëndinë qiellore më vinin njëri pas tjetrit algoritmi brezash: Lirija gjashtë muajsh, Qëndrimi një vjeç, Kushtrimi 2 vjeç, Fatosi 2 vjeç, Florentina 3 vjeçe, Egzoni,4 vjeç, Mergimi 5 vjeç, Albulena 6 vjeçe e kështu me rradhë deri tek 18 vjeçarët. Sot do ishin prindër, xhaxhallarë, halla , teze, dajë, do të kishin fëmijët e tyre, e dot bëheshin gjysha.

Labirinte këmbësorësh shqiptarë që ju ngjanin shtegëtimit të dallandysheve, ku askush nuk prishte atë simetri, të gjithë bashkë, në gjurmët e atyre parabolave të atyre trojeve ku ua lanë të parët, por çuditërisht të ndëshkuar nga fqinjët prej atij gjaku autokton shqiptar që mbartin.
Në faqet e atij libri, Nëna,që iu pikon loti i nxehtë si breshër, kur gjenden përpara atyre shtëpive të djegura, ku dritaret duken si vazhdimësia e asaj porte qiellore,e ne këmbët e tyre shkrumb e hi, sakrificat e një jetë të tërë të brezazh, por edhe forca e këtij populli që demostron se nën atyre rrënojave ka një popull që reziston.

Shumë nuk patën fatin të shikonin Kosovën e Lirë. Zonja Ferdonie Qekrezi, së cilës forcat Serbe ia rrëmbyen burrin dhe katër fëmijët çdo mbrëmje në kujtesën e saj, shtron tavolinën. Një boshllëk i hidhur një pritje pezull, që as babai i “ vetmisë” Hopper nëse do ishte gjallë nuk besoj se do përshkonte një “ Solitudine” të tillë.

Revolta e Syzifit, është një libër artistik të karakterit historik, mbi luftën e Kosovës, ku apostofohet në aksin e gjenocidit Masakra e Poklekut. Si në një kanavac të Bruegelit, shohim skenë masive. Kjo masakër, e datës 17 Prill 1999 ndër aktet më të tmerrshme të gjenocidit në Kosovë,kryer nga forcat serbe u vranë dhe u dogjën ne shtepin e Sinan Muqollit 53 civil te pafajshëm, ne mesin e tyre 26 fëmijë. Sytë nuk shkojnë thjesht tek numri, por tek ato shprirtëra njerëzish, familje, fëmijë, gra, të rinjë dhe pleq. Krimi që përjetuan familaj Muqolli, Elshani Caraku, Hoxha,nëpërmjet tyre, përjetojnë këtë krim një fshat i tërë, një Kosovë, e çdo shqiptar kudo që është. Krim i kryer nga leva serbe për pastrim etnik ndaj shqiptarëve dhe ende askush i dënuar.

Romani Revolta e Syzifit është i ndarë në tre pjesë. Romani nis me një bashkëbisedim i autorit me personahin Syzifti, Fadil Muqolli, një nga të mbijetuarit e familjes Muqolli, të cilët po shkonin drejt Tiranës në një konferencë ku tema që do të zhvillohej ishte Gjenocidi.

Autori, edhe pse udhërrëfyesi i tij është i mbijetuari i Poklekut, shkon më tej, qëllimi i tij nuk është sensibilizimin vetëm ndaj masakrës në Poklek por e gërsheton këtë akt me masakrat e tjera, të cilat i përmend, i nënvizon, ndërthurë, aktin e krimit të Kosovës me termin Holokaust, ndryshon pozita gjografike por metodat janë të njejta kur kujton furrat e shkritoreve të minierave në Maçkatica të Surdullicës dhe Bor-Majdanpek të Serbisë, paraqit fakte reale, emra, moshë, fise, imazhe, gjak, eshtrat, dhe krijon atë “ Stofin- Gjenocid” duke kërkuar të nxjerrë në pah se ajo që ndodhi në Kosovë nuk ishte thjesht një numër masakrash, por përmban “kalibrin e Gjenocid” në gjitha format e saj, fizik e kulturore dhe spastrim etnik.

Sensibilizimin ndaj gjenocidit me sa duket autori e bënë edhe në formën indirekte. Këtë e shohim tek personazhi i tij Syzifti, pjesëmarrës në konferencën internacionale, i cili nuk trajton temën e Gjenocidit në Kosovë për të cilin ishte shumë i interesuar, por gjenocidi armen më 1916. Nuk prek notat e atij pentagrami të asaj sinfonie “Gjaku- gjenocidit i mirëfilltë në arnen”,por egzekuton një “ aksiomë” ku demostron se nuk ka gjenocid të kategorisë “ A” dhe kategori “ B”, shtetet e mëdha duhet të kuptojnë se gjenocidi ka të njëjtën fytyre, ndryshon vetëm ADN-ja, dhe se gjenocid i shqiptarëve ende nuk është marrë në konsideratë. Autori këtë “ britmë indirekte” e shtron me shtjellën e Syzifti:
“Më 24 prill, nẽ Ditèn e Gjenocidit Arme të përkujtoi 100-vjetorin e këtij krimi. Aktualisht mbi institucione të shteteve të ndryshme ne botë kanë denuar poltikisht gjenocidin qe ka kryer Perandoria Osmane ndaj ketij kombi, mirëpo është absurde kur, në të njėjtën kohë, lihet në heshtje të plotë gjenocidi qẽ kanë perjetuar shqiptar Kosověs dhe mbështetet qëndrimi i udhëheqësve politik i Beogradit, se gjoja “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabliteti në rajon dhe veprojnë kundër paqes ne Ballkan”. (Në pjesën e tretë të romanit do të gjejmë këtë përgjigje: Departamenti i Drejtësisë për ish-Jugosllavinë ishte në dijeni të shkaqeve të vdekjes, por ato nuk bëheshin publike për shkak të politikës së saj. Në këtë mënyre Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte mbyllur portat për Gjenocidin e Kosovës”.

Pjesa e dytë, rrëfimi i Syzifti, i shtohen edhe personazhet e tjerë, pérfshirës mbi masakrën e Poklekut, e cila nis me ditën e premte të 16 prillit 1999. Një rrëfim ku personazhet nuk janë forcat ushtarake, por një përshkrim të një ambjent popullsie civile. Na njeh me Florentina tre vjeçe, Lirija 6 muajshe, Hyla, Sinani, Feridja, Ymeri, Qamili, Lemja,Naserin, Hyseni, Shehidja dhe Valbona personazhi i shkrimtarit për fëmijë Ymer Elashani, etj., ambjenti rural, shkolla, dhi e bagëtia, si edhe Pusi i Zyhrës. Ky idil zgjat pak, se shumë shpejt rreshtat na përcjellin në ato faqje që Ky normaliet që deri diku një ambient arkadik, shëndërrohet në një masakër, në një zbrazdësi.
Një mori emrash të tjerë i shtohen ditës së 16 Prillit. Ramadani, Hyseni, Elhamja, Lumja, Leutrimi, Astriti, Jeta, Sabiti, Ilmiu, Misini, Xhaviti, Nehat Sulejmani, Femiu, Gazmendi, Lulzimi, Veseli, Artoni, Besa… Përshkrimet janë informative, por edhe artistike dhe pa hequr pjesën reale tragjike antinjerëzore: imazhet të cilat na përcjellin në dhomën “ krematore, ku dukshëm është kafka, hi, eshtra, orendi të djegura. Futja e eshtrave në një thes politileni, Bodrumi dhe ku rrithte ende gjak si një thertore. E dhimbshme, e Trishtueshme, por edhe indinjuese. Se këta janë njerëz ?- do klithte Primo Levi.
Një seri masakrash përmend autori duke e përforcuar që mos të limitohemi vetëm në konceptin” Masakër”. Pokleku, Reçaku, Lumë, Malishova etje, janë Gjenocid i mirëfilltë.
Në pjesën e tretë Autori rrëfen datën e 27 Prillit ku forcat Serbe në Poklekë të vjetër në shtëpinë e Sinan Muqollit policia serbe ka vrarë e djegur 26 fëmijë të mitur, 5 të rinjë dhe 20 gra.
Libri nuk është një kronik historike e mirfilltë, dhe si i tillë përmban nota artistike, dhe nuk është as edhe reportazh i një “stili ditari”, faqet përmbajnë brënda dromza historike, toponime, persona, data historike,shtypi i kohës . Fotot janë janë reportazh i gjallë, të dëbimet masive të Malësisë së Kaçanikut nëpërmjet Malit të Sharrit, në drejtim të Maqedonis, shqiptarë të tjerë, ngjitur Bjeshkëve të Nemuna nëpërmjet Malit të Zi, si edhe shumë shqiptarë të tjerë nisur në drejtim të Shqipërisë.

Interesante janë edhe linjat paralele plotësuese si: përdorimi i gabueshëm i konceptit biblik “Eksodit” (lidhja me fenomenin biblik), aspekte nga regjimi i Sllobodan Milosheviçit, Të dhënat e komisariatit të lartë për OKB për refugjatët, Pozicioni i Natos, Shtypi i kohës, gazeta” Associated Press”, Vëzhguesi i OSBE-së etje

Autori vendos paralelisht imazhe të kampit të përqëndrimit Hebrenjtë, dha nga ana tjetër “vagona humane me dy këmbë” ku mbanin hirin e eshtrave të shekujve, humusin e Lirisë së fituar, por nuk do të mjaftonte nëse krimet që mbajnë vulën “ Gjenocid” nuk do ketë fajtorët e vërtetë deri në kryejen e dënimit.

Detajet bëjnë diferencën, dhe në këtë libër ne shohim gjurmé: evidencime indirekte si: mikpritja shqiptare,nxjerrja në pah të autoktonisë,(kur flitet se plisi shqiptar ka formën e majës së vezës,pjesë të karakteri të egër si; ndërhyrja e misionarit Rus, të nxisë përçarjen ndërshqiptare dhe analogjia me rastin e zënkës midis dy familje të mëdha shqiptare që ziheshin me njëri tjetrin, ku njëri dëmtonte palën e vet Tradhtia (Liria dhe pavarësia nuk është punë pazarllëqesh)…
Revolta e Syziftit mbart një Epilog, ku trajton nota zhgënjimi, por ajo që e bënë më organik këtë libër është Albumi i dhimbjes. Me dhjetra portret, fëmijë, të rinjë e dikush në moshë të thyer janë varur në faqet e këtij libri kaq të gjallë.

Përballë tragjedisë dhe shkatërrimit arti transformohet në një formë rezistence dhe dëshmie. Këto portrete janë dokumentar, dhe pa mëdyshje, me zërat e tyre tashmë “anonimë” si një kor i vetëm iu japin një leksion asaj bote indiferente që kërkojnë të heshtin, por që janë burim frymëzimi për çdo rregjistër, skenarist, artista, që të përshkruajnë tmerrin dhe për të denoncuar padrejtësinë si dhe indiferencën e botës.
Shkrimtarët dhe poetët duhet të japin provat mbi gjenocidin, dhe ky libër e jep më së miri. Mjafton Inercia e vetëdijshme dhe vullnetare si edhe përgjegjësit morale dhe politike mbi çështjen e gjenocidit në Kosovë.

Revolta e Sziftit, është një “ndërgjegje kritike” mbi gjenocidin, është ajo vlerë e “njerëzimit”: ku artistë, shkrimtarë, studiues njrëz të thjeshtë aq më afër ose brenda një zone të “zyrtarizmit” do të luftojnë për të arritur këta zëdhënës, aq më tepër dhe shpejt që të arrihet dënimi i atyre që kanë kryer krimin.
Udhëtim të mbarë librit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së…