Osmani: Mbrëmë u dëgjua zëri i një republike që nuk përkulet
29 maj 2026
| 11:16
Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e fushatës zgjedhore që u mbajt mbrëmë në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka thënë se në atë tubim është dëgjuar “zëri i një Republike që nuk përkulet”.
“Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet. Një Republikë që beson te bashkimi, te demokracia dhe te e ardhmja. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Tubimi ka shënuar hapjen e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.



