Dukesha përballet me një situatë të pakëndshme gjatë përshëndetjes me një ushtar

16 tetor 2019 | 14:16

Dukesha e Cambridget, Kate Middleton, ka shoqëruar bashkëshortin e saj, princin Ëilliam gjatë vizitës në Islamabad në ditën e parë zyrtare në turneun e tyre, në Pakistan.

Por, jo çdo gjë ka shkuar si duhet, Dukesha e gjeti vetën në një situatë të pakëndshme gjatë përshëndetjes me një ushtar, shkruan Daily Mail.

Kate zgjati dorën teksa ai ishte bërë gati ta përshëndeste në mënyrë ushtarake, kjo situatë u tejkalua me ndihmën e princit, i cili nuk është fare i kompleksuar kur është fjala për protokollet mbretërore duke u përshëndetur me ushtarin e cili menjëherë e kuptoj gabimin dhe u kthye drejt dukeshës për të vazhduar bisedën e këndshme me ushtarin.

Më vonë duka dhe dukesha gjatë qëndrimit atje vizituan edhe shkollat, duke filluar nga fëmijët në kopsht e deri te studentët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është afër të bëhet trajner…