Dumoshi: Abin Kurti, pozicionin e qeverisë po e dërgon në zhgënjim

24 qershor 2021 | 16:22

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ish-ministrja, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se “Albin Kurti shmanget nga temat e mëdha të vendit”.

Ajo ka thënë se Kurti pozicionin e qeverisë po e dërgon në zhgënjim.

“Pozicionin e qeverisë po e dërgon në zhgënjim, në të kaluarën protestat, gazi lotësjellës, djegia e institucioneve ishin alternativa e shpresës për pushtet. Liberalizimin e vizave për Republikën e konsideronte rrugëtim të menjëhershëm e shtyllë të pashmangshme. Ndërsa tash, para miqëve jashtë është i heshtur. Këtë garancë për betejën në Evropë nuk po ia siguron askush. Me pushtetarë të tillë, e kaluara do të na mbajë, e tashmja dhe e ardhmja do të na shqetësojë!”, ka shkruar Dumoshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe i ka kërkuar Paris Saint-Germainit që të largohet…