Dumoshi: Na pret Tokio, më të fortë se kurrë

14 shkurt 2020 | 18:08

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, të premten ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Image preview

Ministrja Dumoshi fillimisht ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë dhe Nora Gjakovën për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që u mbajt më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës. Po ashtu, ajo u shpreh e lumtur për punën dhe suksesin që po e tregojnë xhudistët në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. “Vajzat dhe djemtë tanë po na bëjnë krenarë me punën luftarake të tyre, në lojëra të ndryshme ndërkombëtare dhe ky suksese nuk do të ishte po të mos kishin mbështetjen dhe përkushtimin tuaj si trajner”, ka thënë ministrja Dumoshi, duke theksuar faktin se me sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Unë si ministre mbetem e përkushtuar që të jem gjithmonë mbështetëse e fuqishme e sportit. Duke pasur parasysh që këtë vit i kemi edhe lojërat olimpike, është e rëndësisë së veçantë që vendi ynë do të përfaqësohet sa më suksesshëm me garuesit e saj në Tokyo të Japonisë duke dëshmuar edhe një herë që kemi talente në sport”, u shpreh ministrja, duke u zotuar se MKRS-ja do t’i mbështesë sportistët për faktin se po i sjellin vendit medalje e suksese.

Image preview

Ndërkaq kryetari Agron Kuka falënderoi ministren për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës. Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i MKRS-së me Federatën e Xhudos ashtu që bashkërisht të arrihen sukseset e synuara. Ministrja e drejtuesit e xhudos diskutuan edhe për çështjen e Qendrës Kombëtare të Xhudos e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuari në qytetin e Pejës, për të cilën ministria do ta japë kontributin e saj në këtë drejtim. Ministrja Dumoshi, gjithashtu, ka thënë se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes sonë me renome ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania turke e fluturimeve, “Atlas Global” ka nënshkruar dokumentet për…