Dumoshi ngushëllon familjet Rugova e Fetahaj për ndarjen nga jeta të zyrtares së MKRS-së

18 shkurt 2021 | 14:02

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka ngushëlluar familjen Rugova e Fetahaj, për ndarjen nga jeta të Vlera Fetahaj, zyrtare e MKRS-së.

Dumoshi në telegramin ngushëllues ka theskuar e Vlera ka dhënë kontributin e saj të pashoq në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.

“Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Telegrami ngushëllues i ministres Dumoshi:

Të nderuara familjet Rugova e Fetahaj,
Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë të re të familjares tuaj, Vlera Fetahaj, zyrtares tonë, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Vlera ishte bija e juaj, grua e nënë, ndërsa për ne ishte një zyrtare e cila e ka dhënë kontributin e saj të pashoq në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.
Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të.
Me energjinë pozitive që ka përçuar tek të tjerët, Vlera, ka qenë frymëzuese dhe nxitëse edhe për kolegët e koleget e saj në ministri, për të përmbushur objektivat dhe prioritetet e institucionit.
Me ikjen e saj të hershme nga kjo botë, Vlera, ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen, për vajzën e saj por edhe për ne si institucion.
Në emër timin dhe të stafit të Ministrisë, pranoni ngushëllimet tona për këtë humbje të madhe.
Sinqerisht,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në…