Feronikeli – Prishtina, ndeshja kryesore në Kupë

18 shkurt 2021 | 14:02

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Abdyl Bellopoja, fillimisht i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve në emër të kryetarit Agim Ademi dhe KE të FFK-së dhe u dëshiroi fat në short dhe gara.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 17 mars.

Çiftet e Kupës:

Feronikeli – Prishtina
Trepça’89 – Llapi
Istogu – A&N
Dukagjini – Drenica

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Utah Jazz po befason të gjithë me një ecuri fantastike…