Duranti shkëlqen, Brooklyn Netsi tjetër fitore

06 nëntor 2022 | 10:16

Është zhvilluar xhiroja e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Brooklyn Nets e ka marrë veten dhe ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi pas një fillimi të dobët.

Udhëhequr nga Kevin Durant, Nets ka marrë fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Charlotte Hornetsi me katër pikë diferencë 94:98.

Duranti ishte më meritori për këtë fitore pasi dha kontribut me 27 pikë, tetë kërcime e dy asistime.

Me lojë të mirë te fituesit u tregua edhe Thomas me 21 pikë, derisa dyshja Claxton e Mills shtuan nga 11 pikë.

Vlen të theksohet se Nets kishte mungesa të mëdha në këtë sfidë, pasi nuk u paraqitën lojtarët Kyrie Irving, Ben Simons e Warren.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, kanë dhënë…