Durim edhe pak ditë

29 prill 2020 | 00:05

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se dita e martë ishte e mirë për komunën që drejton, pasi nuk pati asnjë rast të ri me Covid-19.

“Lajmi i mirë është për Gjilanin. Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me #Covid19, derisa i kemi pesë të shëruar plotësisht. Vazhdojmë me zbatimin e masave në mënyrë strikte për të arritur në pikën zero të infeksionit. Durim edhe pak ditë”, ka shkruar Haziri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së martë, në…