Durmishi: Shfuqizova vendimin e Pal Lekajt dhe përgjysmova çmimin e paraqitjes për patentëshofer

22 korrik 2021 | 18:04

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shkruar edhe njëherë për uljen e çmimit të paraqitjes së provimit për patentë shoferë, nga 20 euro në 10 euro.

Ai ka thënë se me vendimin e sotëm, ka shfuqizuar atë të ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

“Jo privatizim, përgjysmim i çmimit dhe së shpejti e- testim. Më datë 25 prill të vitit 2019, Pal Lekaj kishte marrë vendim për dyfishimin e çmimit për paraqitjen e provimit për patentëshofer. Më pak se një muaj pas tij, më datë 21 maj 2019, ai merr në vendim tjetër për fillimin e procedurës për privatizimin e shërbimit të testimit të kandidatëve për shofer. Në emër të investimit në teknologji fshihej arsyeja e vërtetë e rritjes së çmimit e që ishte përgatitja e privatizimit, arsye tjetër absolutisht nuk kishte. Sot unë kam marrë një vendim, duke e shfuqizuar vendimin e Palit dhe përgjysmuar çmimin e paraqitjes së provimit për patentëshofer. E-testimi pothuajse është gati. Shumë shpejtë fillojmë”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me poetin dhe profesorin e letërsisë shqipe, Sali Bashota…