 
                    Durrës, gjendet pas shenja jetë një e moshuar
                24 prill 2019
                |  15:14
            
        Në lagjen nr. 13, në Durrës është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.
Në breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes. /Top Channel/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        