Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, pushuesit braktisin plazhet

05 gusht 2023 | 13:59

Rrebeshet e shiut kanë përfshirë edhe gjirin e Durrësit.

Pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet e përgjatë rrugës së plazhit ka qarkullim të rënduar automjetesh.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar edhe dallgëzim në Adriatik. Aktualisht, forca e detit është 5 ballë duke penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe çdo mjeti turistik.

Edhe sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi për media…