Dushi ndahet me Drenicën

17 janar 2021 | 13:14

Mesfushori gjakovar Jeton Dushi është ndarë me skuadrën e Drenicës nga Skenderaj.

Ish-futbollisti i Vëllaznimit dhe Dukagjinit nga Klina ka njoftuar se në pranverë nuk do të djersitë me fanellën kuqezi, por nuk ka treguar se në cilën skuadër do të vazhdoj karrierën futbollistike.

“Kam ndërprerë bashkëpunimin me KF Drenica. Falënderoj të gjithë shokët për mbështetjen që ma kanë dhënë sa kam qenë pjesë e klubit, po ashtu i falënderoj edhe grupin e tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’ për përkrahjen gjatë gjithë kohës sa kam qenë pjesë e klubit. Drenicës i dëshiroj suksese në vazhdim”, ka thënë Dushi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e…