Dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë, 6 persona të lënduar

06 janar 2023 | 19:15

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe janë lënduar katër persona.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ku janë përfshirë dy automjete dhe është raportuar për dy të lënduar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar dhe emisari special i BE-së…