Dy aksidente tragjike sot, Haradinaj ngushëllon familjet Ramadani dhe Gjergjaj

06 qershor 2021 | 23:51

Dy aksidente të rënda trafiku ndodhën sot gjatë ditës, njëri në Koshare të Ferizajt ku mbetën të vdekur katër anëtarë të familjes Ramadani dhe një vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë, nga i cili humbi jetën drejtuesi i automjetit.

Për aksidentin në Koshare shprehën ngushëllime shume krerë institucionesh, duke apeluar për kujdes në trafik.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe ka apeluar qytetarët që të shtojnë kujdesin në komunikacion.

“Zemrat tona janë me familjet Ramadani dhe Gjergjaj, që humbën të dashurit e tyre në aksidentet e sotme. Tek të gjithë qytetarët e Kosovës apeloj që të shtojnë kujdesin në komunikacion dhe uroj që asnjë familje të mos përjetojë tragjedi të tilla”, shkroi Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometerologjik njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme në…