Dy ambasadorët e Francës vizituan ndërmarrjen “Trepça”

11 tetor 2018 | 19:34

Dy ambasadorët e Francës, Didier Chabert në Prishtinë,  si dhe Fréderic Mondoloni në Beograd,  së bashku kanë vizituar  të enjten  ndërmarrjen “Trepça”.  Këtë e bëri të ditur kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla.

Në këtë takim, sipas tij, temë diskutimi ishte  gjendjen momentale në “Trepçë”, si dhe perspektiven e zhvillimit të ndërmarrjes.

Postimi i plotë i Sylës në profilin e vet në “Facebook”:

Sot në zyret e ndërmarrjes Trepça së bashku me menaxherin e Trepçës pritem dy ambasadorët e Francës, ekselencën e tij Didier Chabert në Prishtinë,  si dhe ekselencën e tij Fréderic Mondoloni në Beograd,  ku diskutuam për gjendjen momentale në Trepça,  si dhe perspektiven e zhvillimit të ndërmarrjes.

Të dy ambasadorët ofruan mbështetje të pa rezervë në transformimin e ndërmarrjes Trepça.

Ndërmarrja Trepça është duke kaluar nëpër një periudhë tranzicioni, ku së shpejti statuti i Trepça sh.a. pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me të cilin vendoset një hap i madh drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Trepçës.

Me transformimin e ndërmarrjes në Trepça sh.a. fillon epoka e zhvillimit të kapaciteteve prodhuese si dhe hapen rrugët për donatorët dhe investitorët potencial.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,…